Disa të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme në Shijak.
Bëhet me dije se të shtënat kanë ardhur si pasojë e një sherri mes dy djemve për një motiv të dobët.
Menjëherë, njëri prej tyre ka përdorur armën dhe të gjithë banorët dhe qytetarët janë terrorizuart nga ngjarja.
Menjëherë pas kësaj, policia ka identifikuar dy personat e konfliktuar me iniciale B.K dhe L.B. dhe i ka shoqëruar në komisariat.
Ndërkaq po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

