Plas arma në Tropojë, në pranga 62 vjeçari

Një 62-vjeçar nga Tropoja ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, 57-vjeçarin me iniciale R. A., banues po ashtu në fshatin Kasaj, për motive të dobëta. 62-vjeçari me iniciale Z.A., ka rënë në prangat e policisë.

“Z.A., 62 vjeç, u arrestua pasi në fshatin Kasaj, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri kushëririn R.A., 57 vjeç, banues në fshatin Kasaj, Tropojë,”-raporton policia.

Uniformat blu po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e armës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.