Plas denoncimi/ Tentohet të përdhunohet punonjësja e bashkisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar ditën e sotme një tjetër denoncim nga një qytetar në rrjetin social ‘Facebook’.

Qytetari bën me dike se në Peshkopi shumë zona mbushen me djem të rinj të cilët konsumojnë lëndë narkotike.

Sipas tij, mëngjesin e sotë është tentuar të përdhunohet një punonjëse bashkie, e cila merret me pastrimin.

Postimi i Berishës:

Drogë dhe krime, tentativa për përdhunim në Peshkopi! Gjeneral Hashashi, Ardi Eskobari, narkopolicët e tyre bëjnë sehir!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përsh. Zoti Berisha unë që po ju shkruaj jam nga Peshkopia doja të bëja një denoncim ne peshkopi gjatë natës mbushet plot me çuna të rinj që rrinë rrugëve duke konsumuar drogë dhe hashash dhe që policia e Peshkopisë as që e merr për bazë fare këtë fenomen. Sot në mëngjes u tentua të përdhunohet një femër punonjëse e pastrimit të bashkisë nga disa të ri të droguar! Nuk ka fare kontroll për këto të rinj që rrinë rrugëve duke u droguar! Është njoftuar edhe ministri Lleshi por policia fle gjumë.