20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Plas grushti mes dy presidentëve të Superligës

spot_img

Skenat e dhunës në futbollin shqiptar nuk janë më vetëm në fushë mes lojtarëve apo në tribuna mes tifozëve por edhe në rrugë, mes presidentësh.

Presidenti i klubit të Laçit, Pashk Laska, është shoqëruar në polici  pas një sherri të ndodhur mes tij dhe presidentit të klubit të Tiranës, Refik Halili.

Sherri mes tyre ka ndodhur pas ndeshjes së kthimit ku skuadra e Lacit triumfoi 2-0 ndaj Tiranës.

Presidenti i Laçit raportohet se ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar presidentin Refik Halili kjo ka bërë që Laska të arrestohet. Ndërkohë Laska mbahet ende në rajonin nr. 6 të policisë.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat