Plas keq te Bujqësori, studentët gati të bëjnë veprimin e çmendur

Një përplasje ka ndodhur mes studentëve të UBT-së dhe banorëve të zonës për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare aty. Studentët janë në ditën e tyre të pestë të protestës dhe shprehen se nuk do të lejojnë që te fidanishtja të ndërtohet një shkollë.

Në mbështetje Erion Veliajt dhe ndërtimit të shkollës në këtë korpus janë edhe banorët e zonës. Qytetarët në ambientet e universitetit kanë dalë në mbështetje të Veliajt dhe kërkojnë që shkolla 9-vjeçare të ndërtohet. “Duam të ndërtohet shkolla”, shprehen ata dhe këtu ka nisur edhe debati me studentët.

DEBATI:

Banori: Hallall ja bëftë zoti Veliajt që do na bëjë një shkollë në Kodër Kamëz.

Studenti: Nuk do të lejojmë të bëhet shkollë aty. Je i ndikuar ty, të ka shtyrë dikur.

Banori: Duam shkollën, dhe ne e mbështetim, ne jemi populli jo ju këtu.

Studenti:  Ne do të varrosemi këtu dhe nuk do ju lejojmë.

Banori: Shkolla do bëhet, ka mbaruar ajo punë.

Studentët dhe Pedagogët shprehen se nuk do të lejojnë që Erion Veliaj të bëjë ndërtime në këtë korpus universitar dhe kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë. Sot pritet të jetë prezent në UBT për këtY çështje kreu Bashkisë Erion Veliaj.