TË FUNDIT

Plas në Kuvend, Manja dhe Berisha ‘dhëmbë më dhëmbë’: Zë i vjetër nga bota e përtejme

Debate të forta ka pasur sot në Kuvend mes Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe Ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me Vetingun për Sokol Sadushin si edhe me hidrocentralin e Skavicës teksa iu bëri thirrje dibranëve të ngrihen në këmbë.

Manja tha se nuk replikon me zërat e botës së përtejme dhe se Berisha do e marrë përgjigjen për Dibrën më 6 mars.

Sipas tij dibranët do të zgjedhin kandidatin më të mirë për ta.

“Doktor, në fakt kur flet ti ne kete salle dhe kerkon llogari per Dibren, me duket nje ze i vjeter nga bota e pertejme. Me zërat e botës së pertejme nuk replikoj. Jam gjenerate tjeter. Ne datë 6 mars do flasin vetë dibranet. Aty i kane kandidatët. Të zgjedhin kandidatin me të mirë”– u shpreh Manja në replikë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat