TË FUNDIT

Plas në Veri të Kosovës, sherr me thika mes shqiptarëve dhe serbëve, plagoset një 17-vjeçar

Dy grupe të rinjsh të kombësive serbe dhe shqiptare janë përleshur mes tyre pasditen e sotme në Urën e Ibrit në Mitrovicën e Veriut.

Si pasojë e sherrit ka pasur edhe konfrontime me armë të ftohta ku është therur me thikë edhe një 17 vjeçar serb.

Sipas zëdhënësit të policisë së rajonit të Mitrovicës, Besim Hotit, i riu serb është konfliktuar me disa të rinj shqiptar dhe këta të fundit kanë përdorur armë të ftohtë duke e goditur atë.

‘Përleshja ka ndodhur në hyrje të Urës së Ibrit . Sipas dëshmitareve i riu serb kanë qenë i ngatërruar me disa të rinj shqiptarë. Këta kanë përdor mjete të mprehta dhe e kanë goditë të riun dhe më pas kanë ikur në drejtim të jugut’.

Mësohet se i plagosuri është 17 vjeçari D. Bojkoviç i cil është dërguar në spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat