Një konflikt i shoqëruar me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Burrel.
Bëhet me dije se nga përplasja një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Thuhet se ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia nuk ka bërë me dije ende detaje të tjera, pasi edhe identiteti i të plagosurit nuk është bërë publik.

