Një grindje familjare e cila mund të kishte rezultuar në një tragjedi është parandaluar sot nga policia në Kamëz.
Sipas informacioneve zyrtare ngjarja ka ndodhur në lagjen Valias i ri, ku pas një konflikti midis dy familjeve (krushqi), ku ishte përdorur edhe arma e zjarrit
Policia ka reaguar në kohë dhe kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhunë në famije”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Armembajtje pa leje”, një 61 vjeçar, banues në Valias të Ri, Kamëz.
Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtuar dhunë fizike dhe ka plagosur lehtë me qytën e një arme, pistolete vellain e dhëndrit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 4 perosnave.
Ndalimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 4 tjerëve u bë pasi nga veprimet operative ka rezultuar se janë perfshirë në konflikt si autorë të plagosjes së shtetasit N.D.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me katër fishekë. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprimet të metejshme.

