Plas sherri mes të rinjve shqiptarë dhe grekë, goditen me thikë në shpinë

Një sherr i madh ka ndodhur pak çaste më parë në një port të Selanikut.

Bëhet me dije se disa të rinjtë, të përbërë nga pakistanezë, algjerianë dhe 1 grek dhe 1 shqiptar janë konfliktuar.

Bëhet me dije se nga sherri, njëri prej të rinjve u godit me thikë në shpinë.

Ai u dërgua me ambulancë në spitalin AHEBA, ku dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet që kanë çuar në këtë përleshje nuk dihen ende, por mësohet se pjesa më e madhe e të përfshirëve në ngjarje janë të rinj.

Ndërkohë policia ka mbërritur në portin e Selanikut dhe po heton ngjarjen e plotë.