Një sherr ka ndodhur mes disa vajzave në Tiranë në zonën e Astirit. Bëhet me dije se disa vajza janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, për arsye që ende nuk dihen.
Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë vajzat që afrohen tek njëra-tjetra për tu konfliktuar. Mes tyre futen dhe disa djem që përpiqen t’i ndajnë.

