9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Plas skandali 2 ditë para zgjedhjeve. Video po ‘thyen rrjetin’, kandidati i LSI kapet duke blerë vota: Merre 100 mijë lekëshin dhe…

Një video skandal është publikuar në emisionin “Breaking” ku kandidati i LSI në Tiranë, Etion Koka shihet duke blerë votat.

Më poshtë pjesa e parë e bisedës së kandidatit të LSI-së:

Qytetari: Edhe do organizojmë një vend në lokal.

Etion Joka: Me shumë, shumë, shumë kujdes.

Qytetari: Po çe vret mendjen o burrë

Etion Joka: Ato që ke për të lëviz me mi lëviz. Me mi lëviz. Me mi respektu njerëzit… Me mi respektu njerëzit

Qytetari: I kam respektu sa kam pas mundësi. Jemi ulur gjithandej, ça kam pas mundësi

Etion Joka: Hajde një sekondë (dalin jashtë). Te puna si të ka shkuar? Të ka ecur çik?

Qytetari: Po mirë ka ecur mashalla, s’ka qenë keq. Për Zotin, jam duke bërë maksimumin.

Etion Joka: Ma jep dorën (i jep 10.000 lek), ma bë një drekë se unë s’vi dot.

Qytetari: Po mirë më se ja jap…

Etion Joka: Çfarë të duhet në telefon… Një votë po ma humbe se nuk ma thua, më ngel hatri. Se nuk më duhet kjo lëvizje. Për çdo gjë. Për veten tonë e kemi.

Qytetari: Kam aty ca pleq, çfarë nderi mund ti bëjmë atyre? Ia bona muhabetin atyre. O xhaje i thashë unë, tu jap një kafe të mirë… Të vimë t’ju marrim me makinë ditën e votimit.

Etion Joka: Mos ngre zërin, se kemi kontrolle nga të gjitha anët.

Qytetari: Të vimë t’ju marrim me makinë ditën e votimit. T’ju vi t’ju jap atë kafen, dash para dash mbrapa, na jepni ato votë që na duhet, dhe na lë rehat. O Xhaje kështu na thoni të gjithë ne. O xhaje unë të them djalë konkrete. Ti japim gjërat në dorë dhe mirupafshim. Të jap lekët dhe mbaro punë, ti merr lekët dhe më jep atë votën që më duhet…dhe jena rehat të dy. Si mendon?

Etion Joka: Fiks, fiks, fiks. Mendoje vetë.

Qytetari: A mendon se jam në rregull te rruga e drejtë apo jo tek kjo pjesë?

Etion Joka: Për këtë linjë më dëgjo mua, hiqe telefonin… asnjë lloj telefoni, në telefon vetëm qef.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat