Plas thika në lokal, plagosje e rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Kolonjë. Mësohet se një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një sherri me thika në lokal. Ngjarja ka ndodhur në fshatin “Qafzëz” të Kolonjës.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Korçës në kujdes intensive, ndërsa agresori, i identifikuar me inicialet F.M, është larguar në drejtim të paditur.

Shërbimet e Policisë, janë duke krehur zonën dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F.M dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.