Plas thika në një plazh të Sarandës, ka të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Bëhet me dije se dy persona janë përleshur me thikë në një plazh privat të qytetit.

Raportohet se i lënduari është  Berti Tahiraj, 40-vjeç i cili është qëlluar 3 herë në gjoks dhe krah.

Policia mbërriti menjëherë në vendndodhje për të zbardhur me ngjarjen e plotë./real-news.tv