Një i ri raportohet se është plagosur me thikë në plazhin e Velipojës në rrethana ende të paqarta.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të tij me një tjetër person.
Shërbimi policor dhe autoambulanca nisen drejt vendit të ngjarjes.
I riu po transportohet në spitalin rajonal të Shkodrës.

