Një video e publikuar në youtube tregon betejën e një çifti të moshuarish me dy grabitës. Ngjarja është regjistruar më 11 gusht në shtëpinë e një fermeri në jug të Indisë.
Shanmugavel, 75 vjeç ishte ulur jashtë shtëpisë së tij kur një prej grabitësve i vë peshqirin në fyt dhe tenton ta mbysë.
Në këtë moment gruaja e tij, 74 vjeçe del në oborr dhe nis ti gjuajë grabitësit me çfarë kishte në dorë.
Në një moment i moshuari arrin të lirohet.
Burrat e maskuar kanë thika të mëdha, hanxhar në duar ndërsa pleqtë i qëllojnë me cfarë gjejnë aty, duke i hedhur karrige apo objekte të tjera që u gjenden në oborri.
Pleqtë arrijnë të largojnë grabitësit dhe të njoftojnë policinë.

