Po e çonte në Itali për prostitucion, Gjykata lë në burg Çarçiun

me-ka.jpg

‘Arrest me burg’ ka dhënë ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda, për Elton Çarçiu, i cili u arrestua tre ditë më parë.

Çarçiu u vu në pranga nga policia me akuzën se ka tentuar që të çojë për në Itali, shtetasen A.G., për ta shfrytëzuar për prostitucion ndërkohë ky i fundit i ka mohuar akuzat pavarësisht se e ka pranuar nga ana tjetër se ka njohje me vajzën në fjalë.

Shtetasja me inicialet A.G I ka qëndruar deklaratës saj duke thënë se Elton Çarçiu e ka përdorur për prostitucion.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303