TË FUNDIT

Po kalonte lumin, bie gruaja dhe e merr rrjedha, mbytet

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në Tepelenë. Mësohet se një grua ka humbur jetën dhe një tjetër  është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës. Të dyja gratë, banuese në Këlcyrë, po përpiqeshin të kalonin lumin, por i rrëmbeu rrjedha e lumit Vjosë.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Dragot.

Njoftimi i policisë:

Në lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot, bashkia Tepelenë, shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit.

Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasja S.Sh. është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat