TË FUNDIT

Po me moratoriumin ç’po bëhet?! Huta e qëlluar nuk mund të shërohet

Një hutë e qëlluar me çifte që u gjet e plagosur nga disa djem të rinj, nuk mund të shpëtohet për shkak të dëmtimeve të rënda. “Albanian Wildlife Rescue Team” njofton përmes një postimi në Facebook, se pas kryerjes së inspektimit të gjendjes së zogut, si dhe realizimin e grafive, u vunë re dëmtimet për shkak të saçmave të çiftes.

Huta u gjet e plagosur nga disa të rinj në zonën e Saukut dhe u dërgua për trajtim, por fatkeqësisht edhe pas konsultimit me partnerët ndërkombëtarë, u vendos të eutanizohet. Gjuetia në Shqipëri vijon të jetë e ndaluar me moratorium.

Në vitin 2014, duke marrë shkas nga një situatë alarmante zhdukjeje të gjallesave të rralla dhe të egra në Shqipëri, qeveria mori një masë të cilën ajo e quajti drastike.  U vendos moratoriumi i gjuetisë në të gjithë territorin për dy vite.

Dy vitet kaluan  dhe qeveria në vitin 2016 e shtyu moratoriumin edhe për 5 vite të tjera. Kështu që në Shqipëri ekziston aktualisht një Moratorium Gjuetie deri në vitin 2021. Qëllimi i kësaj mase sipas qeveritarëve është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, me qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm.

Por në të vërtetë çfarë ndodh në terren, sa respektohet ky moratorium dhe sa e ka bërë ai të sigurta faunën e egër në vend.

Raste të tilla na bëjnë vërtet të dyshojmë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat