PO NDODH/ Lëvizje te krimet e rënda, ja veprimi i fundit i gjykatësve të Tahirit

Mësohet se ka rinisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pritet të jepet vendimi për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Trupa e gjyqtarëve është futur në sallën e gjyqit për të dhënë vendimin ndaj Saimir Tahirit.

Pas më shumë se 5 orësh e 30 minutash, tre gjyqtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka pritet të japin vendimin.