fbpx

“Po sikur të…”/ Pëllumb Pipero e pranon hapur: Kisha ankth dhe pagjumësi, nuk menaxhohej lehtë

210217_213803_219.jpg

Mjeku Pëllumb Pipero tha se njësoj si shumë pacientë të tjerë që ia kanë rrëfyer, ka pasur ankth dhe pagjumësi gjatë periudhës që ka qenë i infektuar me Covid-19. I ftuar në “Open”, Pipero u shpreh se nuk e ka pasur të lehtë ta menaxhonte anthin e pagjumësinë dhe në trurin e tij ishte gjithmonë pyetje “po sikur”.

Gjithsesi, mjeku tha se kur doli pozitiv, përtu qetësuar ka bërë një test serologjik për të parë se çfarë niveli antutrupash kishte.

“Ditën kur dola pozitiv bëra një test serologjik, ku kisha një nivel të ulët por relativisht mirë për tu mbrojtur, por megjithatë doza e parë nuk të mbron 100 përqind e megjithatë mua ndihmoi në pasjen e antitrupave. Kam përdorur gjithashtu dhe doza të vogla të kortizonilëve. Tani kam më shumë se 7-8 ditë tani që jam negativ. Nuk ndryshoi shumë gjëra, përveç faktit që siç na thonin pacientet që kishin ankth dhe merak dhe tani që e kalova e kam pasur ankthin dhe pagjumësinë pjesë të kësaj beteje.

Eksperienca personale është aset i vyer i një mjeku në këtë betejë. S’bëhet fjalë për frikë nga vdekja, por ishte pagjumësi që nuk menaxhohej lehtë, ishte gjithmonë po sikur, dhe s’të linte të flije. Tani do marr dozën e dytë të vaksinës se dhe studimet e rekomandojmë,”- tha Pipero.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303