Ish-zv.kryeministri Erion Braçe me anë të një video ka shpërthyer ndaj rritjes së çmimeve.
Braçe e quan një turp që çmimi i një filxhani kafeje që kushtonte 50 lekë tani kushton 70 lekë, ndërkohë që çmimi i 1 kg kafe të ardhur nga Italia është rritur me vetë, 150 lekë.
Postimi i plotë:
PO TURP A KENI?
EDHE CMIMIN E NJE FILXHANI KAFEJE E RRITET?
Nga janari e ketej, cmimi i nje kg kafe ardhur nga Italia, eshte rritur me 150 leke, vetem 150 leke;
Pra, ME 1.25 LEKE PER NJE FILXHAN KAFEJE, VETEM 1.25 LEKE!
Nese e shisnit ne periferi te Tiranes me 50 leke nje filxhan kafeje, duhet ta shisni me 51.25 leke;
Nese e shisnit ne qender te Tiranes me 70 leke nhe filxhan kafeje, duhet ta shisni me 71.25 leke.
Cfare ka ndodhur me ju qe po e shisni filxhanin e kafese ne periferi me 70 leke e ne qender me 90 leke?
Ju eshte rritur edhe juve cmimi i hekurit, cimentos, betonit? Apo cmimi i vajit, orizit, sheqerit, miellit, makaronave, vezeve, pulave etj?
Zhvatje, asgje tjeter!

