fbpx

Pogradec, bënë për spital dy kushërinjtë, arrestohen babë e bir

auto_policia-21538485432.jpg

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin F.Xh 18 vjeç si dhe babain e tij, 53-vjeçarin B.Xh pas një sherri çasti në Pogradec, ku mësohet të jenë plagosur rëndë dy shtetas të tjerë. Sherri ndodhi ditën e djeshme në lagjen nr 1 në Pogradec, ku këta dy shtetas në bashkëpunim mes tyre, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta dhe grushta shtetasit Sh.S, 57 vjeç dhe K.S, 47 vjeç, (kushërinj) banues në fshatin Baçallëk, Pogradec, të cilët aktualisht ndodhen në Spital nën kujdesin e mjekëve.

“Policia arreston në flagrancë dy shtetas, të cilët pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, plagosën rëndë dy shtetas të tjerë. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.Xh, 18 vjeç, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj babait të tij shtetasit B.Xh, 53 vjeç, banues në Pogradec. Ditën e djeshme në lagjen nr 1 në Pogradec, këta dy shtetas në bashkëpunim mes tyre, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta dhe grushta shtetasit Sh.S, 57 vjeç dhe K.S, 47 vjeç, (kushërinj) banues në fshatin Baçallëk, Pogradec, të cilët aktualisht ndodhen në Spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303