fbpx

Pogradec/ Po digjte mbeturinat, gruaja i vë flakën fshatit

zjarr.jpg

Një grua në Pogradec është proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet se aksidentalisht i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje të madhe në fshatin Grabovicë.

50-vjeçarja ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe prej rreth 5 dynymë vreshta dhe shkurre.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases:

N.B, 50 vjeçe, banuese në fshatin Grabovicë Pogradec.

Procedimi ndaj saj filloi pasi, në fshatin Grabovicë, duke djegur një sasi mbeturinash, shtetases N.B, i ka dalë zjarri nga kontrolli dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe prej 5 dynymë vreshtë, barishte dhe shkurre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303