TË FUNDIT

Policia e Kosovës aksion për arrestimin e serbëve në veri, plagosen katër efektivë (VIDEO)

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri të Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se pjesëtarët e njësisë speciale ROSU kanë hyrë sot në mëngjes në lagjen e Boshnjakëve dhe kanë arrestuar një pjestar të policisë të nacionalitetit serb

Arrestime pati edhe në pjesë tjera të veriut të Kosovës përfshirë Zubin Potokun ku po ashtu është arrestuar një pjestar i policisë i nacionalitetit serb.

Deri më tani numri i të arrestuarve ka kaluar mbi 30. Të gjithë këta dyshohet se janë të përfshirë në krim të organizuar dhe vepra të tjera penale.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe policë të Kosovës (nga fshatrat e jugut të Mitrovicës). Mirëpo, dominojnë policët e nacionalitetit serb.

Reagimet

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentit serb, Aleksandër Vucic, i cili është shprehur se njësitë ushtarake janë në gatishmëri.

Ndërkohë, edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me operacionin që po zhvillohet në veri të Kosovës.

Haradinaj thotë se bëhet fjalë për zbatim të ligjit dhe asgjë tjetër.

Ai i bën thirrje serbëve të veriut të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë ligjin.

“Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale. Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë. Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës. Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër. Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin!”, shkruan Haradinaj.

Këto janë pamjet e arrestimeve të publikuara nga “Novosti”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat