Policia gjermane aksion blic, arreston disa shqiptarë, pjesë e mafies së drogës

Policia gjermane ka arritur të kapë dhe të vërë në pranga 9 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Nga aksionet e policisë gjatë bastisjes së disa shtëpive policia gjermane, janë arrestuar plot 8 persona.

Ata dyshohet të jetë pjesë e mafies së drogës.

Paraprakisht raportohet se nëntë të dyshuar janë arrestuar, ndërsa ende nuk dihen emrat e tyre. Ata janë dërguar në qelitë e paraburgimit.

Gjatë bastisjes së policisë janë kapur edhe mbi tre kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Media të tjera gjermane shkruajnë se mes të arrestuarve përveç shtetasve shqiptarë ka edhe tunizianë, marokenë dhe gjermanë. Midis të arrestuarve ka edhe femra të moshës 25 dhe 33 vjeçe.