Policia gjermane arreston 10 persona që po planifikonin sulm terrorist

german-police.jpg

Autoritetet në Gjermani kanë arrestuar dhjetë persona pas dyshimeve për planifikimin të sulmit terrorist.

Këta persona kishin planifikuar të vrasin sa më shumë “jobesimtarë” duke përdorur një veturë dhe armë, thanë autoritetet.

Një 21 vjeçar nga Offenbach afër Frankfurtit dhe dy vëllezër 31 vjeçar nga Wiesbaden, janë të dyshuarit kryesor për organizimin e sulmit.

“Ata kishin lidhur  kontakte me shitës të armëve, kishin marrë me qira një makinë të madhe si dhe kishin mbledhur fondet për të paguar armët dhe planin e vrasjeve”, tha një zyrtar për informim nga zyra e prokurorit.

“Të dyshuarit janë rreth moshës 20 dhe 42 vjeç dhe shumica janë të kombësisë gjermane”, shtoi ai.

Policia ka konfiskuar 20,000 euro si dhe thika, substanca narkotike, dokumente dhe mjete elektrike.

Gjermania ka qenë në alarm të lartë pas disa sulmeve xhihadiste në vitet e fundit.

Më vdekjeprurës ishte sulmi në dhjetor të vitit 2016 kur një burrë shtypi me kamion 12 persona në një treg të Krishtlindjeve në Berlin./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303