TË FUNDIT

Policia greke i kapi me 105 kg kokainë, reagimi i dy shqiptarëve nuk pritej

Dy shqiptarë ranë në pranga nga policia greke pasi u kapën me 105 kg kokainë si dhe 500 mijë euro.

Jonid Billa dhe Erjon Metkaj kanë habitur me reagimin e tyre që nuk pritej aspak, ku njëri prej tyre i ka thënë policisë: ‘Bravo e gjetët, më kapët”.

Një ditë më parë policia greke publikoi edhe pamjet ku shihej se drogën shqiptarët e kishin fshehur në një furrë në kuzhinë.  

Droga ishte e ndarë në 102 pako dhe mbi to ishin vendosur logot që tregonin origjinën e gjithsesicili dhe sasitë përkatëse. Policia greke zhvilloi gjithashtu kontrolle në banesat e të arrestuarve ku gjeti dhe mbi 500 mijë euro cash  të cilat dyshohet se u përkisnin dy shqiptarëve , dy vetura private makina, dy peshore precize, dy shkëmbyes të nxehtësisë dhe sende të tjera.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat