Policia ndalon kolonën e dasmorëve shqiptarë në Hamburg, gjen armë, drogë…

auto_07hamb1567857054-600x360.png

Policia në Hamburg ka ndalur një kolonë dasmorësh shqiptarë dhe pas një kontrolli ka gjetur bomba tymuese, gëzhoja fishekësh, marihuanë.

Dëshmitarët që kanë parë një kolonë makinash të një dasme shqiptare kanë alarmuar policinë pasi kanë dëgjuar zhurma të ngjashme me ato të të shtënave me armë zjarri.

Siç shkruan TAG24, policia ka ndaluar pastaj kolonën e dasmorëve me afër 20 vetura, në afërsi të stacionit hekurudhor Dammtor.

Me atë rast policët kanë kontrolluar shumë makina dhe kanë gjetur, sipas njoftimeve të para, marihuanë, bomba tymosëse dhe gëzhoja fishekësh të plumbave.

Ende nuk është e qartë nëse objektet e gjetura (bombat dhe gëzhojat e fishekëve) lidhen me të shtënat e dëgjuara.

Po ashtu, policia deri tash nuk ka ofruar të dhëna nëse bëhet fjalë për armë frikësuese ose të ndonjë kalibri tjetër, përcjell albinfo.ch.

Ajutoritetet përgjegjëse kanë nisur hetimet.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303