Policia në aksion, arrestohen 3 persona për 1.8 gr hashash (Emrat)

policia-ne-1.jpg

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Gjirokastër ka arrestuar tre persona për një sasi totale për 1.8 gr lëndë narkotike e dyshuar si Canabis Sativa.

Personat e arrestuar janë Esaldo Berisha, 21-vjeç, banues në Gjirokastër pasi në vendin e quajtur Karburant Boçi, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu bllokuar 1 gr cannabis sativa.

Personi tjetër i arrestuar është Leonardo Devolli, 20-vjeç banues në Gjirokatër ku në të njëjtin vend me Esaldo Berishën, gjatë një kontrolli fizik nga Policia iu gjet dhe sekuestrua 0.2 gr cannabis sativa.

Personi i tretë i arrestuar është Kreshnik Berisha, 31-vjeç, banues në lagjen “Teodor Keko”, në Tiranë pasi në të njëjtin vend me dy të rinjtë e mësipërm, gjatë kontrollit nga Policia i është gjetur dhe sekuestruar 0.6 gr Cannabis Sativa.Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkollës së Parë në Gjirokastër referuar nenit 283/1 i Kodit Penal numër 201910110008, për posedimin e lëndëve narkotike.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303