Një aksion “blic” i policisë është zhvilluar pak minuta më parë pranë pallateve te “Unaza e Re” në Tiranë.
Blutë e kryeqytetit shihen teksa kontrollojnë një makinë dhe më pas shoqërojnë një person. Është i paqartë objektivi i aksionit apo identiteti i personit të ndaluar.
Në pamjet e siguruara nga Newsbomb.al duket momenti kur agjentë të shumtë të policisë kanë zbarkuar në lagjen e njohur si “Astiri” dhe kryejnë shoqërimin e një personi.


