Politika maqedonase në panik, “nesër fakte të reja”

Në Maqedoninë e Veriut politika nuk gjen qetësi në këto ditë shumë të nxehta gushti. Skandali me korrupsionin gjigant “Zhvatja” vijon të tronditë opinionin publik ndërkohë që gazetari italian Larsi Gajser paralajmëron se do të dalin të tjera detaje.

Gazetari Gajser ka paralajmëruar se nesër do të publikojë fakte të reja për këtë rast, të quajtur “Reket”.

“Maqedonia: Nesër 13 gusht, prej ora 11, në Raido Kapodistrija. Do të kyçem brenda në faktet drejtpërdrejtë në studio”, njofton Gajser, përmes statusit të tij në “Facebook”.