Krerët e Politikës shqiptare kanë reaguar për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Presidenti Ilir Meta, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Kryedemokrati Lulzim Basha kanë dënuar nisjen e pushtimit të Ukrainës.
Presidenti Ilir Meta:
Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.
I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës!
Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!
Kryedemokrati Lulzim Basha
PD dënon ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Ne qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës ndërsa ata përballen me kërcënime për jetën e tyre nga agresioni i paprovokuar rus.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim shpreh solidaritetin e plotë me Ukrainën dhe popullin e saj. Ne dënojmë me forcë sulmin brutal nga forcat militare të Rusisë mbi ta, dhe qëndrojmë të vendosur me aleatët dhe partnerët tanë në NATO dhe BE, për një përgjigje të përbashkët dhe definitive, që garanton paqen dhe sigurinë e popullit të Ukrainës dhe botës.

