fbpx

Pompeo thirrjes Moskës: Ndaloni ‘sjelljen jokonstruktive’ në Venezuelë

pompeo-on-Venezuela.jpg

Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo ka patur një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov me të cilin ka diskutuar çështjen e Venezuelës.

Pompeo i bëri thirrje Rusisë që të “ndërpresë sjelljen e saj jo-konstruktive” duke mbështetur presidentin venezuelian Nikolas Maduro, deklaroi Departamenti i Shtetit.

“Sekretari i tha Ministrit të Jashtëm rus Lavrov se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e rajonit nuk do të qëndrojnë në heshtje pasi Rusia po përkeqëson tensionet në Venezuelë,” tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit në një deklaratë.

Thirrja duket se është nxitur nga mbërritja e dy avionëve ushtarakë rusë në Caracas me gati 100 trupa dhe pajisje ushtarake, në mes të forcimit të lidhjeve midis Karakasit dhe Moskës.

Deklarata e Departamentit të Shtetit nuk i referohej këtyre avionëve specifikisht, por Pompeo dënoi mbështetjen ushtarake ruse për “regjimin e paligjshëm të Nicolas Maduro”.

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe fqinjët kundër një ndërhyrjeje ushtarake në Venezuelë.

Gjatë bisedës me Lavrovin, Pompeo i kërkoi Moskës të bashkohej me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e rajonit në mbështetjen e udhëheqësit të opozitës Juan Guaido./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303