PPP për rrugët, 161 milionë euro për 17 km

Dorëzimi i dy projekteve PPP në parlament nga ministrja Belinda Balluku ka ngjallur shumë pakënaqësi për shkak të kostos së lartë. Por kryeministri Edi Rama në parlament u shpreh se rruga Milot-Balldre dhe Orikum-Llogara do të kenë standarde shumë të larta dhe nuk mundet që të llogaritet kosto si metra teritali. Kreu i qeverisë i vlerëson këto projekte të rëndësishme për turizmin në vend. Këto projekte u kundërshtuan edhe nga opozita.

Edhe pse ministria e drejtuar nga ministrja Belinda Balluku premtoi se do të ulte koston për ndërtimin me koncesion të dy rrugëve Milot-Balldre dhe Orikum –Llogara një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Madje ditën kur BE kritikoi dhe paralajmëroi rrezikun nga PPP, ministria ka dorëzuar në parlament dy projektet të cilat në total kanë një vlerë prej 213 mln eurosh.

Opozita por edhe ekspertët e kanë cilësuar këtë një kosto shumë të lartë, duke u shprehur se vlera shkon në rreth 9 milionë euro për një kilometër. Kryeministri Edi Rama e ka justifikuar këtë  vlerë me faktin se rrugët do të jenë të standardit A dhe do të kenë shumë vepra  si mbikalime, nënkalime dhe ura.

RamaËshtë e paimagjinueshme që km e rrugëve të trajtohen si metra teritali, kur shet terital ble terital dhe ndryshon çmim thjesht sipas madhësisë së kostumit.

Kryeministri Edi Rama theksoi se zhvillimi i projekteve PPP nuk është skemë abuzive apo kriminale por është një mundësi për zhvillimin e vendit.

Rama: Nuk janë metoda kriminale, nuk janë metoda të shpikura nga mafia ndërkombëtare, nuk janë skema abuzive për përfitime në kurriz të popullit.

Këto projekte u kundërshtuan edhe nga opozita  duke u konsideruar një vjedhje.

Vasili: Sa vidhet të nderuar qytetarë? Vidhet në mënyrë çnjerëzore. Rruga Milot-Balldren që lidh dy funde rrugësh e ka çmimin 15 mln euro km.

Projekti i rrugës Milot-Balldren kap vlerën 161 milionë Euro dhe ka një gjatësi  17.2 .Ndërsa rruga Orikum-Dukat me një ofertë 50.5 milion€ parashikon ndërtimin e një aksi 14.7 kilometra që lidh Portin e Jahteve në Vlorë me By Pass-in e Orikumit dhe Dukatin.