fbpx

Prej ditësh i intubuar, humb betejën me COVID mësuesi, detajet e para

Një mësues nga Pogradeci i infektuar nga COVID ka ndërruar jetë.

Burimet thonë se 47 vjeçari ishte prej ditësh i intubuar në spitalin infektiv në Tiranë, ku dhe ka ndërruar jetë.

Nuk dihet nëse mësuesi vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese, ndërsa pritet që rasti i tij të jetë pjesë e të dhënave të sotme të Ministrisë së Shëndetësisë.