fbpx

Prej kohësh pa asnjë të infektuar, Delvina regjistron 3 raste në institucione arsimore

Prej disa kohësh Delvina nuk kishte regjistruar asnjë rast me COVID-19, por ditën e sotme janë konfirmuar 3 raste.

Mësohet se rastet janë konfirmuar në kopshte dhe çerdhe, ku burimet informojnë se të infektuarit janë edukatore, sanitare dhe mësues.

Rastet e reja kanë rritur shqetësimin e prindërve për rrezikun e infektimit të fëmijëve.

Sakaq Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ditën ne sotme se janë konfirmuar 144 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit.