VIDEO / Presidenti çek vizitë në Serbi: S’më pëlqen Kosova!

Presidenti çek u dëgjua duke thënë se “nuk i pëlqen” Kosova, ndërsa takohej me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç pas mbërritjes në Beograd të martën.

Ai i thaVuçiç në aeroportin e Beogradit se “më pëlqen Serbia dhe populli serb”, duke shtuar më pas me zë të ulët: “dhe nuk më pëlqen Kosova”.

Serbia nuk e njeh deklaratën e pavarësisë së Kosovës, por Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën.

Vuçiç nuk iu përgjigj drejtpërdrejt komentit të Presidentit Zeman, por u përgjigj “faleminderit shumë”.

Më vonë ata morën pjesë në një ceremoni për vendosjen e kurorës në Monumentin e Mbrojtësve të Beogradit 1914-1918./ voa