Presidenti i Çekisë do tërheqë njohjen e Kosovës, Haradinaj merr vendimin ekstrem

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka anuluar vizitën e tij në Pragë ditën e enjte, ku do të merrte pjesë në Samitin e Vishegradit.

Shkak për këtë anulim të vizitës së Haradinaj mësohet se është bërë deklarata e presidentit të Çekisë Millosh Zeman, gjatë vizitës në Serbi, ku foli për mundësinë e tërheqjes së njohjes së Kosovës.

Në Samitin e Vishegradit, përveç Çekisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë, marrin pjesë edhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Anulimin e vizitës e ka bërë të ditur edhe zyra e Haradinaj.

Ndërkaq zëdhënësja e qeverisë çeke sot ka thënë se Kosova e ka anuluar pjesëmarrjen në samitin ku marrin pjesë udhëheqës të Ballkanit Perndimor.

Nga Zyra e Kryeministrit në detyrë thuhet se arsyeja e mospjesmarrjës janë angazhimet e Haradinajt, ndërsa thonë se do të dalin së shpejti me njoftim zyrtar.