Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat nga Shkodra, ka folur për emrin e Presidentit të ri.
“Të rinjtë shqiptarë do të rikthehen fuqishëm për të rikthyer votën e lirë. Është bashkim i padiskutueshëm me deputetët e shkodrës dhe të Pd të cilët i respektoj. Është koha të bashkojmë energjitë tona përballë regjimit. Ky regjim përbën një orgnaizatë të vërtetë kriminale në aktet e plaçkitjes së këtij vendi. Kur janë me kollare dhe kostume ky kategorizim pavarësisht se vjen në zinxhir kjo nuk është organizatë por super organizatë. Edi Rama e keni vënë re se është dezikulibruar sepse e sheh se ngado që lëviz del ai që është ai. Ai i ka kohërat e numëruara. Unë num merrem me thashethemin, me gjërat e vërteta.
Emrat e presidentit?
Ne jemi opozitë dhe nuk mund të propozoj emër. Nuk votoj kandidatët e Edi Ramës sepse do të thotë të çosh në presidencë kopjen e tij. Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë.”, tha Berisha.

