Presidenti Meta deklaroi se do të digjej Parlamenti, merret në pyetje kryetari i SHISH

Gjatë seancës që u mbajt nga Komisionin Hetimor për presidentin Ilir Meta ditën e hënë, ky i fundit tha se çdekretoi datën 30 qershor pasi do të digjej parlamenti.

Më tej, Meta tha se mori informacione sekrete se në protestën e 8 qershorit do të kishte gjakderdhje.

Mirëpo, sot është marrë vendimi që Komisioni i Sigurisë të ftojë në një seancë dëgjimore kryetarin e Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo.

Ai do të japë informacione lidhur me deklaratat e Metës.

“Duke përfituar nga prezenca e Komisionit, shpreh një shqetësim që dje e kam ndjekur në media nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, i cili ka sjellë në vëmendje të Komisionit Hetimor, por edhe të opinionit publik një informacion për djegien e Kuvendit nga persona të veçantë. Bashkë me kolegun Vorpsi, i kemi përgatitur kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror një kërkesë për të na informuar rreth këtij informacioni që disponon Presidenti”, thekson deputeti i mazhorancës, Xhemal Qefalia.