Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në Facebook njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë ku u bëhet thirrje qytetarëve shqiptarë të largohen nga Ukraina.
“Ndamë shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës, që do të ishte një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare. Nënvizova rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse. Në këtë kontekst, u vlerësua edhe plotësimi dhe fuqizimi i gjithë zinxhirit komandues në Forcat e Armatosura, në përputhje me sistemin gradë-funksion,“ tha Meta.

