Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga KPA nisjen e hetimit disiplinor për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për dhënine e vendiit të 30 qershorit.
“Parashikimet e këtyre dispozitave në krahasim me rrethanat e faktit, provat e marra sipas formës së kërkuara nga ligji dhe me të cilat Presidenti i Republikës është njohur zyrtarisht së fundmi nga Gjykata Kushtetuese, e që kanë lidhje me një çështje të shqyrtuar së fundmi nga kjo gjykatë, na detyrojnë që t’ju përcjellim këtë informacion të shoqëruar me prova bindëse të cilat konfirmojnë se, ka të dhëna mëse të mjaftueshme se nga një apo disa gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese janë konsumuar shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit, veprimtari kjo në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 8577/2000, e që sipas parashikimeve të nenit 128 të Kushtetutës dhe nenin 10, 10/a të ligjit nr. 8577/2000, kërkojnë që nga ana juaj të merren masa për fillimin menjëherë të procedimit disiplinor”, shkruan ndër të tjera Meta.

