Presidenti Ilir Meta në një prononcim për gazetarët nga Durrësi ka komentuar punën e Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët.
Meta u pyet në lidhje me deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim ku kandidatë të 6 marsit sponsorizohen nga persona non grata. Meta tha se qytetarët do të zgjedhin për kandidatet më me integritet dhe që kanë një përkushtim ndaj komunitetit.
Meta: Është kënaqësi që jam në Durrës meqënse jemi para datës 6 mars duhet të theksoj se demokracia është vendore, lokale dhe duhet një rritje e përgjegjësisë së qytetarëve për të përmirësuar veten e tij për një qeverisje sa më të hapur. I ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundesi që u jep demokracia që të kenë të drejtë të kërkojnë llogari.
Pyetje: Si e komentoni deklaratën e Yuri Kim që kandidatët sponsorizohen nga non grata, duke marrë parasysh që kandidatja e Durrësit Sako mbështetet nga Vangjush Dako?
Meta: Jam i sigurt që qytetarët do të zgjedhin për kandidatet më me integritet dhe që kanë një përkushtim ndaj komunitetit. U takon qytetarëve të vendosin për të ardhmen e tyre.
Pyetje: Puna e Komisionit Hetimor për inceneratorët?
Meta: Është përgjegjësia e institucioneve të drejtësisë të flasin për këtë cështje, në bazë të provave dhe fakteve dhe për të ndaluar abuzimet e rënda me taksat e qytetarëve. Kërkohet sa më shumë efektivitet.

