TË FUNDIT

Presidenti Meta takon kreun e Republikanëve të rinj në SHBA, zbulon çfarë iu dorëzua

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Kryetarin Nacional të Republikanëve të Rinj të Shteteve të Bashkuara, z.Rick Loughery dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kreu i Shtetit bën me dije se me propozim të Kongresmenit, z.Ron Estes i është dorëzuar flamuri amerikan shoqërues valëvitës mbi Kapitol.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e posaçme të takoja Kryetarin Nacional të Republikanëve të Rinj të Shteteve të Bashkuara, z.Rick Loughery dhe bashkëpunëtorët e tij.

I nderuar të më dorëzonte, me propozim të Kongresmenit, z.Ron Estes, flamurin amerikan shoqërues valëvitës mbi Kapitol.

Më njohën me nismën për forcimin e bashkëpunimit të “Republikanëve” të rinj me FRPD, një kontribut i çmuar për marrëdhëniet e gjithanshme midis dy vendeve tona dhe i lumtur të dëgjoja nga z.Loughery se do të rikthehen së shpejti në Tiranë për projekte të reja bashkëpunimi.

Një brez i ri politikanësh dinamikë dhe bartës të vlerave më të mira të demokracisë amerikane, janë një garanci më shumë dhe afatgjatë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Përfshirja më e gjerë dhe aktive e të rinjve në politikë, domosdoshmëri për ndryshime të shpejta dhe premtuese.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat