Presidenti lir Meta me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se ka dekretuar zyrtarisht datën e zgjedhjeve lokale, që do të mbahen në 6 Bashki.
Meta njofton se data e zgjedhjeve do të jetë 6 Mars.
Postimi i Metës;
Të dashur qytetarë,
Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!



