Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur pushimet dhe duket se këto ditë ka vendosur t’i shijojë me familjen.
Një ditë të mbarë për të gjithë shqiptarët, Meta e ka uruar nëpërmjet një fotoje familjare nga Prevalla, ku duket me gruan e tij, Monika Kryemadhi njëherësh edhe kryetaren e LSI-së, si dhe 3 fëmijët.
Edhe Kryemadhi ka ndarë në Facebook një foto me të birin, Besarin. Ata shfaqen në natyrë të qeshur duke shijuar pushimet.
“Me Besarin në Prevallë. Duhet të gjesh gjithmonë një çast të jetosh e shijosh ato çka Zoti na ka dhuruar të gjithëve, familjen dhe natyrën e bukur shqiptare. Ky është çasti më i bukur i së dielës sot. Moment që më bën të ndihem nënë, shoqe dhe bashkudhëtare në krah të Besit. Ju uroj të gjithëve një të diel të lumtur, larg streseve të jetës së përditshme, pranë familjes, fëmijëve dhe prindërve”, shkruan Kryemadhi.


