Ditën e sotme janë prezantuar dizenjot e reja të kartëmonedhave që shumë shpejt do jenë të qarkullueshme.
Guvernatori Sejko tha se kartëmonedhat do të dalin në qarkullim në mënyrë graduale.
“Monedha ka si synim pasqyrimin e historisë së Shqipërisë, duke treguar portretet më të ndritura të kombit shqiptar. Ajo mbetet kujtesë historike e kombit shqiptar dhe përbën element të rëndësishëm të identitetit kombëtar të shqiptarëve.
Monedha shqiptare përmban të gjitha periudhat historike, që nga lashtësia. Më 30 shtator do të hidhen prerje të reja. Dizanji i ri garanton siguri dhe cilësi më të lartë. Ceremonia e sotme mbahet pas një pune 4-vjeçare. Tematika e kartëmonedhave nuk kanë ndryshuar, por kanë ndryshuar konfigurimi. Kartëmonedhat e reja do jenë në qarkullim me ato ekzistuese. Ekzistueset do të tërhiqen me kohën nga Banka Qendrore e Shqipërisë,”- u shpreh Sejko.


