Princi Philip dorëzon patentën në moshën 97 vjeçare

Pallati Buckingham njoftoi se princi 97-vjeçar Philip ka vendosur të mos ngasë më makinën, pasi pothuaj se një muaj më parë u përfshi në një aksident trafiku ku u lënduan dy gra.

Pallati Buckingham dje bëri të ditur se “pas shqyrtimit me kujdes, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabetha II, vullnetarisht solli vendimin të dorëzojë patentën e shoferit”.

Philip po i jepte makinës së tij Land Rover pranë pronës mbretërore Sandringham në lindje të Anglisë, kur më 17 janar u përplas në një makinë tjetër. Philip pati nevojë për ndihmë që të dalë nga fuoristrada e përmbysur por kaloi pa lëndime.

Dy gratë, të cilat ishin në makinën tjetër, pësuan lëndime të lehta ndërsa foshnja 2 muajshe kaloi pa asnjë lëndim./real-news.tv/