TË FUNDIT

Prishja e banesave te 5 Maji, Rama i kundërpërgjigjet qytetares: Kanë marrë hakun e tyre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një mesazhi të një qytetareje në rrjetin social Facebook lidhur me me prishjen e banesave në zonën e 5 majit në kuadër të procesit të rindërtimit. Rama shkruan se banorët kanë marrë hakun e tyre madje edhe më shumë nga sa u takon.

“Ndërsa unë besoj se tek 5 maji te gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe me shume se sa u takon, prandaj tani duhet vetëm durim dhe besim, sepse njësoj siç po ndodh me te tere ata qe po përfitojnë nga Rindërtimi, do ndodhe edhe me ju atje, ndërsa atë pjesën e votimit mos e thuaj te paktën, jo për mua, po për tere ata qe u vranë, u burgosen, u privuan nga e drejta e votës”, shkruan Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat